Aktuale

Përkeqësohet moti në Kosovë

Java e parë e muajit tetor pritet që të jetë me masa të ftohta, reshje shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare. Në vise malore priten edhe reshje bore.

Sipas Prishtina Ëeather, nga sot, e martë, do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe rrebeshe shiu kohëpaskohe.

Të mërkurën gjatë mbrëmjes, në vise malore mbi 1000m priten edhe reshje bore, ndërsa ditën e enjte dhe të premte do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të pjesshme, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica të lehta.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të dy vlerat ekstreme, me minimale nga 10C, të hënën, deri në -1C, të enjten, e në vise malore mund të zbresin deri në -5C, ndërsa maksimalet do të zbresin nga 23C deri në 10C.

Era do të fryjë nga ana veriore 3-8m/s./KosovaPress/