Rreth tridhjetë minuta ka zgjatur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Pas përfundimit të takimit, i pari i LDK-së nuk ka pranuar të flas, pavarësisht insistimit të mediave.
Ky takim e më pas takimet tjera më liderët politikë, i pari i shtetit ka thënë se po bëhen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.
Mustafa ishte i shoqëruar nga nënkryetari, Lutfi Haziri. /Lajmi.net/