Aktuale

Përfundon takimi Mustafa – Veseli – Delawie (Video)

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në këto momente është larguar nga ndërtesa e Kuvendit bashkë me ambasadorin Delawie.

Ata për më shumë se një orë kanë qëndruar në takim me kryeparlamentarin dhe liderin e PDK-së Kadri Veselin. Nuk dihet ende se çfarë është arritur në takim.

Ndërkohë që në mungesë të kryeministrit ka dështuar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e paraparë që të mbahej në orën 10:00.

Ministrat e PDK-së nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, ndërkohë që ata të LDK-së e kanë lëshuar para pak minutash ndërtesën e Qeverisë.

Mbledhja e Qeverisë është paraparë që të mbahet të mërkurën.