Aktuale

Përfundon takimi, kjo është porosia e Walker për Albin Kurtin

Ka përfunduar para pak minutash takimi i ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, dhe kreut të VV-së, Albin Kurti.

Walker pas takimit me Kurtin ka dhënë mesazh për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Tutje ish-ambasadori ka thënë se ndarja e posteve nuk duhet të jetë një pengesë për arritjen e një koalicioni.

Sipas Walker ndarja e pozitave i takon sistemit të vjetër të të bërit politikë.

Ish-ambasadori dje gjatë ditës ka vizituar edhe zyrat e LDK-së ku është takuar me krerët e partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Përveç Walker, dje në zyrat e LDK’së ka qëndruar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett./FaktePlus