Përfundon takimi i LDK-së me delegacion gjerman, nuk pati deklarim për medie.
Edhe pse në medie u raportua se Vjosa Osmani nuk ishte pjesë e këtij takimi, ajo ishte pjesëmarrëse shkruan “Front Online”.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit në zgjedhjet 6 tetorit Vjosa Osmani është takuar të enjten në Prishtinë me një delegacion gjerman.
Para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë edhe nënkryetarët e kësaj partie Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, dhe disa zyrtarë të tjerë.
Osmani është parë duke hyrë në Selinë Qendrore të LDK’së, po ashtu edhe Vlora Durmishi./Front Online/