Aktuale

Përfundon sesioni vjeshtor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Shkup

Me sesionin “Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut”, sot përfundon sesioni vjeshtor i Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, i cili prej pardje, 30 shtator, mbahet në Shkup.

Në sesion do të mbajnë fjalim ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kryesuesi i Komitetit për migrime të AP të OSBE-së Filipo Lombardi pas së cilës  vijon debat.

Sesioni vjeshtor i AP-së së OSBE-së filloi pardje me Forum Mesdhetar, ndërsa vazhdoi me konferencë parlamentare me temën “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe qeverisjes së mirë  në rajonin e OSBE-së”. Në suaza të konferencës, përveç sesionit të fundit  në të cilën do të mbajnë fjalim Spasovski dhe Lombardi, u mbajtën edhe dy me temën “Qeverisja e mirë si bazë për nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajonin e OSBE-së” dhe “Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL: roli i OSBE-së”. Dje pasdite u mbajt edhe seancë  e Komitetit të përhershëm  pas së cilës pritje kishte organizuar presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov./MIA/