Ka përfunduar seanca e cila është mbajtur sot për viktimat e dhunës seksuale.
Në këtë seancë, deputetëve iu është drejtuar e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ka thënë se janë ende të stigmatizuar nga shoqëria.
Goodman ka thënë se ligji i Kosovës po i cilëson si viktima, por ato janë të mbijetuara, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se familjarët nuk i përkrahin të dhunuarat, duke ju drejtuar edhe deputetëve se edhe prej foltores së Kuvendit kanë dalë fjalë që “na ka dëmtuar neve, viktimave.”
Ndërkohë që fjalën e kanë marrë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.