Aktuale

Përfundon seanca e jashtëzakonshme, s’ka kuorum për vendimmarrje

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, ka përfunduar pa vendimmarrje.

Kjo pasi nuk ka pasur kuorum që të votohet projektrezoluta e propozuar nga thirrësi i seancës, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e cila kishte vetëm dy pika.

Gjatë kësaj seance deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur rreth ndarjeve të buxhetit për festimin e pavarësisë, por edhe ndarje tjera që janë bërë nga shpenzimet e paparashikuara. /FaktePlus