Aktuale

Përfundon rinumërimi i votave të 45 vendvotimeve nga gjithsej 530

45 nga 530 vendvotimet janë rinumëruar deri të enjten në mesnatë pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Ai tha se deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar votat e 45 nga 530 vendvotime për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja.

Elezi foli edhe për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Rinumërimi është duke vijuar normalisht dhe pa ndonjë problematikë”, shtoi ai.

Vendimi për rinumërim erdhi pas parregullsive të gjetura e të publikuara në raportin e auditimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).