Aktuale

Përfundon raportimi i Komisionit Shtetëror për Demarkacion

Komisioni Shtetëror për Demarkacion më Malin e Zi ka përfunduar raportimin në tryezën për Demarkacion, ku ka paraqitur faktet, sipas të cilave, Kosova nuk ka humbuar tokë me shënjimin e vijës kufitare.

Raporti është prezantuar nga kryetari i këtij komisioni, Murat Meha, i cili tha se Kosova nuk ka humbuar asnjë centimetër tokë nga ky shënjim i kufirit.

Përveç Mehës, fakte kanë ofruar edhe profesorë të tjerë, pjesë e këtij komisionit, të cilët kanë prezantuar harta dhe statistika për këtë çështje.

Tryeza për Demarkacionin pritet të vazhdojë me raportimin e komisionit të udhëhequr nga profesori i Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, por një gjë e tillë po pamundësohet nga Ali Lajçi, ish-kryetar i Komunës së Pejës, i cili po kërkon fjalën.

Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po kërkon nga ai, që të lejojë raportimin e komisionit./KP