Provimi i Maturës për afatin e gushtit është mbajtur sot në 68 qendra të testimit, ku iu janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.
Sipas MAShT, për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i ka uruar të gjithë maturantët në Republikën e Kosovës të cilit i janë nënshtruar provimit në afatin e gushtit, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi.
“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi. Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, njëherësh bënë të ditur se, pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht”, thuhet në komunikatën e MAShT-it./KosovaPress/