Aktuale

Përfundon procesi i votimit në Maqedoni

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoni.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19:00.

Gjatë procesit të votimit janë raportuar shumë parregullësi, por jo edhe incidente, që do të cenonin zgjedhjet.

Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni janë ndër me të rëndësishmet në historinë e vendit pas pavarësimit, pasi nga to varet drejtimi i vendit i cili prej vitesh është zhytur në krizë të thellë politike.

Deri në ora 17:00 në të gjithë territorin e Maqedonisë kanë votuar mbi 60.43 për qind.