Aktuale

Përfundon numërimi i votave në Gjakovë, garë e ashpër AAK-Alternativa

Ka përfunduar numërimi zyrtar i votave në Komunën për komunën e Gjakovës, teksa i pari ka dalë kandidati i AAK-së Ardian Gjini, ndërsa e dyta Mimoza Kusari Lila.

AAK dhe Alternativa do të ballafaqohen mes vete në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gjakovë.

Gjini ka marrë 16.841 vota ose 40.17 për qind derisa për Mimoza Kusarin kanë votuar 13.434 qytetarë ose 32.04 për qind të votave.