Deri më tani numëruesit socialistë kanë arritur të mbyllin procesin e numërimit të votave në 30 bashki të vendit dhe fituesit ashtu siç pritej, kanë dalë kandidatët e PS-së.
Tabelat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se votimit ka mbaruar në bashkitë:
Vau i Dejes, Fieri, Delvina, Bulqiza, Patos, Kavaje, Has, Divjakë, Pustec, Memaliaj dhe Fushë-Arrëz, Konispol, Libohovë Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi dhe Tropoja, Selenicë.
Kujtojmë se këtë të hënë ka pasur një sërë hijesh dyshimi në lidhje me pjesëmarrjen në votime dhe numrin aktual të votave të numëruara, pasi në të paktën 10 bashkirezulton se numri i votave është më i lartë me numrin e votuesve, shifër e cila u raportua nga KQZ ditën e djeshme. Pas kësaj amullie të krijuar, KQZ ka dalë në një deklaratë duke u shprehur se shifrat e publikuara ditën e djeshme nuk janë ato zyrtare por paraprake, edhe pse pikërisht për këto shifra paraprake, KQZ votoi rreth 3 orë për t’i publikuar.
Më poshtë rezultatet e 30 bashkive sipas KQZ:
Vau i Dejes, Mark babai me 6223 vota
Fier, Armando Subashi me 38898 vota
Delvinë, fiton Majlinda Qilimi PS (2608)
Bulqizë, fiton Lefter Alla PS (7529)
Patos, fiton Rajmonda Balilaj (8465 vota)
Kavaje, fiton Redjan Krali me 7426 vota
Has, Fiton Liman Morina PS (4276 vota)
Selenice: Pëllumb Binaj PS (5819 vota)
Belsh: Arif Tafani i PS me 6377 vota
Divjakë: Fiton Fredi Kokoneshi PS (13513 vota) i vetëm në garë
FUSHE-ARREZ, fiton Zef Tuci me 2462 vota
Gramsh, fiton Klodian Tace me 8471 vota
HImare, Jorgo Goro me 4209 vota
KOLONJE, Erion Isai me 4279 vota
KONISPOL, Shuaip Beqiri me 3328 vota
Libohove, Luiza Mandi me 1275 vota
Librazhd, Kastriot Gurra me 11 383 vota
Lushnje, Faton Tushe me 28086 vota
Malesi e Madhe, Tonin Marinaj me 7772 vota
Mallakaster, Qerim Ismailaj me 5692 vota
Memaliaj, Gjolek Guci me 4206 vota
Polican, Adriatik Zotkaj me 4681 vota
Prrenjas, Nuri Belba me 7054 vota
Pustec, Pali Kolefski me 1505 vota
Roskovec, Majlinda Bufi me 7740 vota
Skrapar, Adriatik Mema me 4505 vota
Ura Vajgurore, Juliana Memaj me 7666 vota
Vore, Agim Kajmaku 6208 vota