Ekonomi

Përfundon mbikëqyrja e Doganës së Kosovës nga EULEX’i

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, do të përfundojë mbikëqyrjen dhe monitorimin e Doganës së Kosovës.

Në Drejtorinë e Doganës të enjten do të mbahet një ceremoni që do të shënojë përfundimin e mbikëqyrjes së Doganës nga ana e EULEX’it, raporton Gazeta Express.

Ceremonisë do t’i paraprijë një takim ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të Doganës dhe ushtruesit të detyrës së shefit të EULEX’it, në prani të zëvendësambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bën të ditur Dogana nëpërmjet një komunikate.