Aktuale

Përfundon kubëzimi i rrugës mbi 30 mijë euroshe në Mitrovicë

Mbi 30 mijë euro është vlera e kubëzimit të rrugës në Kçiq të Mitrovicës, me gjatësi prej 400 metrash, e gjerësi prej 5 metrash.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Agim Bahtiri kreu i Mitrovicës, shkruan Indeksonline.

‘’ Në Kçiq të Madh të Mitrovicës, përfunduam kubëzimin e rrugës në gjatësi prej 400 metra dhe gjerësi prej 5 metra me një kosto prej mbi 30.000 euro, mjete këto të siguruara nga buxheti komunal dhe banorët e lagjes’’, ka shkruar Bahtiri. /Indeksonline/