Ka përfunduar edicioni i 15-të i festivalit të rrushit “HardhFest 2016”, që këtë vit u shënua me moton “Për Kokërr të Qefit”.
Në një njoftim për media thuhet se me aktivitetin artistik nga kolonia e artistëve, Art Sympozium, u mbyll edicioni i 15-të jubilar i festës së rrushit.
Në Hardh Galery, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe stërmbesa e Skënderbeut, Sofie Kastrioti.
Në fjalën e tij, Vehapi inkurajoi artistët që të vazhdojnë me punën e tyre dhe të begatojnë këtë sferë.
Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike pjesëmarrës ishin grupi muzikor Elita 5, Troja dhe shume artistë si nga Kosova , Shqipëria dhe vendet tjera./KP