Beteja për qytetin sirian, Aleppo, ka përfunduar, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, pasi rebelët janë tërhequr nga tri zonat e mbetura në lindje të Aleppos, që deri tani kontrollohej nga opozita.
“Është çështje kohësh para se Aleppo të bie e tera,” ka thënë shefi i këtij grupi monitorues, Rami Abdel Rahman, ka thënë sot, transmeton Express.
Ushtria siriane ka pohuar sot se tani ka nën kontroll 98% të territorit që deri më tani mbahej nga rebelët në lindje të Aleppos./Express/
Tags:alepo