Aktuale

Përfundon afati për legalizimin e armëve, kosovarët pak të interesuar të pajisen me leje

Një ditë para mbylljes së afatit për legalizimin e armëve pa leje në Kosovë, numri i kërkesave për legalizim e tyre është tejet i vogël.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se deri tani kanë aplikuar vetëm

Janë vetëm 1 mijë e 800 persona që deri më tani kanë aplikuar për legalizim të armëve.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se pas këtij afati gjobat për armët ilegale do të jenë bukur të larta.

MPB në dhjetor të vitit 2018 kishte nisur fushatën gjashtëmujore e që më vonë u vazhdua edhe për tre muaj të tjerë. E zgjatje tjera të afatit për legalizimin e armëve nuk do të ketë më, pasi nga MPB-ja thotë se nuk lejon ligji.

Duhet theksuar se koha e legalizimit është e hapur edhe për pesë ditë dhe pas kësaj periudhe armët e paligjshme do të konfiskohen, kurse me ligjin e ri për posedim ilegal të armëve mund të dënoheni me gjobë deri në 7.500 euro, ose me burgim deri në 10 vjet.

E kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fund të kësaj fushate, sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, për legalizim të armëve kanë aplikuar mbi 1700 persona.

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Zeka e ka pranuar se ky numër i aplikimeve është i vogël krahasuar me numrin e madh të armëve ilegale që kanë në duar qytetarët.

“Janë mbi 1 mijë e 700 aplikacione të cilat kanë ardhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme për legalizim të armëve. Krahasuar me numrin e armëve pa leje është një numër i vogël i aplikimeve, por që nëse e bëjmë edhe një krahasim tjetër me vendet e rajonit ne qëndrojmë mirë. Për shembull Serbia gjatë fushatës së saj për legalizim të armëve ka marrë vetëm një numër të vogël për legalizim krahasuar me armët pa leje, e cila kalon numrin milionësh, njëjtë janë edhe Maqedonia apo Mali i Zi”, ka thënë Zeka. /FaktePlus