Aktuale

Përfshihet nga zjarri një pronë e hekurudhës në Fushë Kosovë

Një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga flakët në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se kjo shtëpi e cila është pronë e hekurudhës, është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/