Një çerdhe e fëmijëve në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë është përfshirë nga zjarri pasditen e djeshme, ka njoftuar Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /KosovaPress/