Aktuale

Përfshihet nga flakët pallati ku banon Dritan Shakohoxha, edhe Gramoz Ruçi në vendngjarje

Një zjarr masiv përfshiu katin e fundit të një pallati pranë zonës së Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Raportohet se nuk ka dëme në njerëz, ndërsa kati i fundit apo papafingoja është në pronësinë e presidentit të klubit të futbollit “Partizani”, Gaz Demi.

Mësohet se në këtë pallat banon edhe gazetari i njohur i sportit Dritan Shakohoxha.

Ndërsa që prej rënies së flakëve në ambientet poshtë pallatit ndodhe edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Ende nuk dihet nëse Ruçi banon aty apo ka shkuar në përkrahje të banorëve.