Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, s’ka lënë pa e komentuar debatin për demarkacionin e që sipas tij “Nuk duhet të jesh gjeodet, jurist apo ekspert i cilës do fushë për ta kuptuar deklasimin me argumente kundër versionit të demarkacionit të nënshkruar nga qeveria”.
“Duhet të shpërndahet ky debat për ditë të tëra nga të gjithë sepse është ndal rryma gjithandej Kosovës ndërsa RTK ka ndërprerë transmetimin për shkak të problemeve teknike”, ka shkuar tutje Ahmeti në facebook.
“Por sot ky verzion i demarkacionit pësoi goditjen e fundit shkencore. Tash duhet të bjerë edhe ligjërisht edhe politikisht”, përfundon i pari i Prishtinës.