ShowBiz

Performanca ‘live’ e Rita Orës në “Today Show”

Rita Ora dje ka performuar në shoun e njohur amerikan “Today Show”.

Rita Ora ka dhënë një performancë të mrekullueshme dje në Nju Jork, ku ishte e ftuar në shoun e njohur.

Këngëtarja ka kënduar ‘live’ hitin “Only Want You”, ndërsa u komentua shumë edhe veshja që kishte zgjedhur për këtë paraqitje.

Udhëtimi i Ritës në Nju Jork vjen pas përfundimit të turneut në Azi, ndërsa në mediet e huaja u komentuan fotografitë e saj dhe Andrew Watt, duke dalur nga i njëjti hotel, detaj që tregon se dyshja janë ribashkuar. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli