Reperi nga “On Records”, Fuego, mbrëmë me vështirësi e përfundoi performancën në koncertin për 11 vjetorin e pavarësisë, kjo për shkak se nuk u prit mirë nga publiku.
Fuego, Rina, Dafina Zeqiri, Gjiko, e disa artistë të tjerë mbrëmë kanë performuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në koncertin që u organizua për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Gjithçka po shkonte mirë, derisa reperi Fuego u ngjit në skenë për të performuar, teksa publiku fillojnë të brohorasin me fyerje, e disa ia ngritnin gishtin e mesit.
Reperi ka reaguar përmes një statusi në Instagram, duke thënë se është punë qejfi ta pëlqesh një artist.
“Faleminderit PRISHTINA ❤ faleminderit edhe dove qe i kan qu gishtat se so pa qare kejt mem dasht 👊🏻🔥”, janë fjalët e Fuegos.
Lajmi.net ka siguruar disa video, në të cilat shihet se si është penguar performanca e Fuegos mbrëmë në Prishtinë, nga ata që nuk e pëlqejnë mënyrën se si këndon ai. /Lajmi.net/