Sport

Perez: Neymar ishte afër Real Madridit

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ishte pran transferimit në Real Madrid në vitin 2013
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka zbuluar se Neymar ishte pran transferimit në Real Madrid në vitin 2013.

“Neymar kaloi testet mjekësore në Madrid. Ne u përpoqëm që ai të vinte, por ne pamë se ishte i pamundur transferimi i Neymarit dhe u tërhoqëm nga marrëveshje”, ka deklaruar Perez për Onda Cero.

Neymar, në vitin 2013, vendosi që nga ekipi brazilian, Santos të transferohet në Barcelonë, përcjell Express.

Kurse, Real Madridi në vend të brazilianit e transferoi Gareth Balen nga Tottenhami për 100 milionë euro. /Express/