Aktuale

Përdoronin virus kompjuterik, dy të arrestuar në Prishtinë

Policia e Kosovës përatësisht sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke përdorur virus kompjuterik kanë arritur që të vjedhin kredenciale nga viktimat e rrjetit social INSTAGRAM.

Në cilësinë e provës materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar 2 kompjuterë, 1 llap top 3 telefona dhe 3 HDD (hardisk).

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./KosovaPress/