Ushqimi luan rol esencial për lëkurën tuaj. Sasia e ujit që e konsumoni dhe mënyra se si ushqeheni tregon shumë për gjendjen e lëkurës.
Natyrisht problemet me lëkurë janë të shpeshta dhe mund të kenë shkaqe të ndryshme, por nëse konsumoni rregullisht këto ushqime do të ju ndihmojnë shumë të keni një pamje të freskët dhe të shëndetshme
1. Boronicat
Boronicat janë një burim i pastër i akti-oksidantëve të cilët ndihmojnë në largimin e baktere dhe në ruajtjen e elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës. Ato janë të pasura me shumë vitamina të cilat ju ndihmojnë të luftoni inflamacionin, gjithashtu ju ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është mënyra më e mirë dhe më adekuate për ta trajtuar vetën. Përveç që është shumë e shijshme, çokollata e zezë ka benefite të jashtëzakonshme kuruese dhe hidratuese të cilat i ndihmojnë shumë lëkurës suaj.
3. Jogurti
Konsumimi i tij i shton shumë shije ushqimeve që i përdorni çdo ditë, përveç kësaj përdorimi i jogurtit ndihmon që të keni një lëkurë të butë dhe të freskët. Jogurti është i përbërë nga komponent të ndryshëm që i ndihmojnë shumë punës së organizmit, gjë e cila reflektohet edhe në shëndetin e lëkurës.

Farat e lulediellit janë të mbushura me vitaminë E, vitaminë kjo që mbron lëkuren dhe mundëson rikuperimin e shpejtë nga dëmet e shkaktuara gjatë qëndrimit në diell.
5. Çaji i gjelbër
Ky çaj është I pasur me shumë benefite të nutricionit dhe përdormi I rregullt I tij stimulon funksionimin e mirë të metabolizmit si dhe redukton skuqjet dhe inflamacionin që shkaktohet në lëkurë.