Shëndetësi

Përdorni bollgur kundër skuqjes së lëkurës

Bollguri është element shumë i rëndësishëm që përdoret kundër skuqjes dhe acarimit të lëkurës për shkak të përbërësve qetësues dhe anti-inflamator që i ka.

Për ta krijuar një ilaç natyral, të cilin mund ta përdorni në kushte shtëpie ju nevojitet:

1 filgjan bollgur

Ujë të ngrohtë

Miksoni bollgurin me ujë të ngrohtë deri sa te keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe aplikoni në zonat e skuqura dhe të irrituara të lëkurës, sipas dëshirës mund të shtoni edhe mjaltë . Lërini këta përbërës të qëndrojnë në pjesët e afektuara dhe pastaj shpërlani atë me ujë të vakët.