Një studim i ri i zhvilluar në modele të minjve ka sugjeruar që, glukoza ka aftësi për të ndikuar në mushkri përkatësisht ndihmon me sëmundjet e lidhura me frymëmarrje, shkruan Medical News Today.
Miliona njerëz në të gjithë botën, jetojnë me probleme në frymëmarrje. Sipas disa organizatave shëndetësore, 25 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të diagnostikuar me astme- që është një gjendje me probleme kronike të frymëmarrjes.
Krahas njerëzve, të cilët mundohen të kujdesen për shëndetin e tyre, në të njëjtën kohë shkencëtarët janë duke u munduar të gjejnë metoda të reja për trajtime të këtyre problemeve.
Së fundmi një studim i bërë në minj, nga një grup i shkencëtarëve të Universitetit të Manchester-it ka gjetur një lidhshmëri në mes të prezencës së glukozës në mushkri dhe makrofagëve- qeliza të specializuara të sistemin imunologjik.
Studimi është publikuar në revistën ‘Nature Immunology’ dhe tregon se bllokimi i receptorëve të glukozës në mushkri ndihmon në përmirësimin e inflamacionit që paraqitet gjatë sëmundjeve respiratorike, dhe në anën tjetër rritja e sasisë së glukozës në mushkri mund ta rrisë efikasitetin e përgjigjes imune të organizmit.
Sipas këtij studimi zhvillimet e reja të kësaj metode do të sigurojnë që glukoza është një faktor i rëndësishëm në përmirësimin e simptomave të problemeve me mushkri. /Gazeta Express.