Benefitet e vajit të rigonit janë të mëdha kur bëhet fjalë për shëndetin, por ka më shumë përfitime në rrugët e frymëmarrjes dhe për sistemin imunitar. Është i njohur gjithashtu për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, si:
1.Infeksionet e traktit urinar (UTIs) të shkaktuara nga bakteret si E. coli, Proteus dhe Pseudomonas aeruginosa.
2.Infeksionet respiratore të shkaktuara nga bakteret si Klebsiella pneumoniae dhe Staphylococcus aureus.
3.Infeksionet e mykut, madje edhe ato që janë rezistente ndaj Diflucan-it, ilaçit kundra mykut që përdoret zakonisht.
4.Infeksionet parazitare të shkaktuara nga ameba giardia – u zbulua se ishin më efektive sesa antibiotikët si Tinidazol.
Një ekip kërkuesish indianë dhe britanikë zbuluan se vaji i rigonit ka vetit të forta antibakteriale që mund të vrasin çdo bakter vdekjeprurës.
Vaji i rigonit ka gjithashtu veti në parandalimin e sëmundjeve parazitare të shkaktuara nga patogjene si listeria, salmonella, E. coli, dhe Shigella dysenteria. Shtimi i saj tek ushqimet jo vetëm që ndihmon në vrasjen e baktereve, por gjithashtu mund të lehtësojë simptomat e helmimit të ushqimit.
Përveç përdorimit të metodës së avullit për lehtësimin e kollës dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, mund ta përdorni edhe për:
Mbron nga insektet. Carvacrol në vajin e rigonit vepron duke larguar insektet nga trupi juaj. Provoni të vini disa pika në zonën e kampingut ose të cadrës suaj, ose të aplikoni një përzierje të holluar në lëkurën tuaj kur shkoni jashtë.
Ndihmon në shërimin e plagëve, zbokthit dhe problemeve të tjera të lëkurës. Disa ekspertë gjithashtu avokojnë duke përdorur një version të holluar për të trajtuar aknet.
Lehtësoni dhimbjet e fytit. Thjesht shtoni disa pika në një gotë uji.
Si ta përgatisni vajin e rigonit:
Nxjerrja e vajit të rigonit kërkon një proces të veçantë distilimi. Megjithatë, ka një mënyrë të thjeshtë për të bërë vajin tuaj në shtëpi.
Receta:
Përbërësit:
Rigon i tharë dhe i thërmuar,
Vaj ulliri ose vaj bajame,
Kavanoz me kapak.
Përbërja:
Vloni ujin në një tenxhere. Pasi të ketë zierë hiqeni nga soba.
Hidheni vajin e ullirit dhe rigonin e tharë në një kavanoz.
Më pas kavanozin vendoseni në tenxheren me ujë të ngrohtë. Kjo do nxis vajin dhe ndihmon rigonin në lirimin e vajrave natyrale.
Hiqeni kavanozin nga tenxherja me ujë dhe vendosni pranë një dritareje ku bie dielli për një ose dy javë. Shkundeni enën çdo ditë.
Sapo të kenë kaluar 2 javë, kullojeni vajin nga gjethet dhe vendosni në një kavanoz tjetër të pastër. Ruajeni vajin në një vend të errët dhe të ftohtë.Shije.al