Disa nënkryetar të Partisë së Drejtësisë tanimë janë kundër një pjese të kryesisë. Ata thonë se kanë përkrahjen e një pjese të Këshillit Drejtues të partisë, këshill ky i cili ka anuluar disa vendime dhe ka shpallur zgjedhjet e brendshme.
Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Jeton Svirca, një konferencë për media jashtë objektit kryesor të këtij subjekti, tha se kanë mbajtur një takim me Këshillin e Përgjithshëm, i cili u drejtua nga ai, pastaj nënkryetarja, njëherit deputetja e kësaj partie, Labinota Demi Murtezi dhe sekretari i përgjithshëm, Fidan Mustafa.
Sipas tij, ky takim është mbajtur në përputhje me statutin dhe ishin përfaqësuesit e 21 degëve të PD, përkatësisht 16 kryetarë të degëve prej 24 kryetarëve të PD dhe 52 anëtarëve të këshillit, prej 92 antarë sa janë gjithësej.
Sipas tij, në këtë takim janë shfuqizuar të gjitha vendimet jo statusore të një pjese të kryesisë së PD-së.
“Këshilli Drejtues në këtë mbledhje ka vendosur unanimisht që të shfuqizoj të gjitha vendimet jo statusore të një pjese të kryesisë së Partisë së Drejtësisë të marrura në dy mbledhjet e fundit të kryesisë të cilat nuk kanë pasur korumin e mjaftueshëm. Këshilli Drejtues i PD ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e sekretarit të PD, si dhe të koordinatorit politik për degë. Në të njëjtën kohë Këshilli i PD për shkak të konstatimit të shkeljeve të statutit nga një pjesë e kryesisë aktuale ka vendosur që të legjitimoj iniciativën politike brenda Partisë së Drejtësisë për organizimin e kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor”, tha Svirca.
Svicra gjithashtu bënë thirrje tek të gjitha degëve të PD që të japin mbështetje të këtij vendimi dhe të fillojnë përgatitjen për organizimin e kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator.
Sekretari i Partisë së Drejtësisë ,Fidan Mustafa tha se nisma për ndryshimin e mendësisë së krijuar viteve të fundit ka për qëllim marrjen e dy vendimeve kryesore në këtë proces, njëra është çështje e Demarkacionit dhe Asoccionit, ndërsa, tjetra është që PD duhet të gjejë një koncenzues politik të brendshëm, ku veprimet politike të mos jenë pasuese por artimbuluese brenda për brenda PD.
“Nisma për ndryshimin e mendësisë të krijuar viteve të fundit të PD, ka për qëllim marrjen e dy vendimeve kryesore në këtë proces. Ne duke marrë vendim konform programit të premtimeve elektorale të PD sa i përket shumë proceseve të rëndësishme në Kosovë që është Demarkacioni dhe Asociacioni, pasi që e dimë që këto procese janë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe janë çështje kombëtare të cilat duhet t’i rishikojmë me të gjitha vendimet e deritanishme. PD duhet të gjej një koncenzues politik të brendshëm brenda për brenda ku veprimet politike mos të jenë pasuese por artimbuluese brenda për brenda PD e kurrsesi të bien në ndikimin e partnerëve politik. Konsiderojmë që ka kaluar koha që PD të marrë vendime të rëndësishme me përgjegjësi shtetërore nga një kryesi e cila mban mbledhje pa korum, duke injoruar pjesën dërrmuese të strukturave legjitime të PD”, tha Mustafa.
Sekretari i PD gjithashtu tha se si parti nuk e kundërshtojnë çështjen e Demarkacionit por e kundërshtojnë formën e paraqitjes së Demarkacionit nga ana e Qeverisë dhe Komisionit shtetëror.
“PD ka qenë kundër formës së Demarkacionit e cila po ndodh e jo Demarkacionit sepse Demarkacioni e dimë që do të ndodh si proces. Por forma dhe mënyra se si është paraqitur nga ana e Qeveris dhe komisionit shtetëror është e pa argumentueshme dhe ne kemi kundërshtuar me vazhdimësi”, tha Mustafa./KosovaPress