Perandori i Japonisë, Akihito i ka përcjelle urimin e tij, për marrjen e detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës.
Në një telegram urimi, Perandori i Japonisë Akihito thekson se:
“Me rastin e marrjes nga ana e Shkëlqesisë Suaj të zyrës së lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira e të sinqerta si dhe përgëzimet e përzemërta për suksesin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe për mbarësinë e përparimin e popullit të vendit tuaj”, – shkruhet në mesazhin e urimit.