Nora Istrefi ka sjellë një fotosesion të bukur bashkë me vajzën Renee.
Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, bashkë me vajzën, shkruan lajmi.net.
Si Nora, ashtu edhe Renee ishin veshur tejet elegante, ndërsa pozuan pranë pemës së Vitit të Ri.
“Happy NewYear 2019🤗 Nga une dhe princesha ime Renee. Gezuar 🍾🥂♥”, ka shkruar Nora.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Nora Istrefi është “M’ke mungu”, në duet me Skerdi Agon. /Lajmi.net/