Aktuale

Për herë të parë Japonia hap ambasadë në Tiranë, ja kush do jetë shefi i diplomacisë

Japonia ka hapur për herë të parë ambasadën e saj në Tiranë.

Mësohet se ambasador rezident në kryeqytetin tonë do të jetë, Makoto Ito. Ky i fundit do të jetë ambasadori i parë i Japonisë rezident në Tiranë, raporton Syri.net

Shteti i fuqishëm aziatik dhe një nga ekonomitë më të fuqishme në botë më parë ka pasur vetëm një konsull nderi, ndërsa tani e ka ngritur nivelin e saj të përfaqësimit.