Aktuale

Për sulmin në Nicë, flasin shqiptarët, dëshmitarë të rastit

Sulmi i tmerrshëm që ktheu natën e festimeve në atë të përgjakshme në Nice të Francës ka tronditur të gjithë botën.

Mes kësaj tragjedie ku mori jetën 84 e personave dhe la të plagosur qindra të tjerë kishte edhe shqiptarë.
Dy prej tyre të cilët ndodheshin në shesh për të parë festimet, arritën të shpëtojnë mrekullisht nga ky sulm.

Një vajzë nga Vlora, Nerajda Rama ka qenë dëshmitare e momentit të parë kur kamioni ka hyrë në turmën e njerëzve. Ajo ka postuar një video në Facebook, ku thotë se agresorët donin t’i vrisnin të gjithë.

Një tjetër dëshmimtare ishte dhe Liljana Berberi, e cila tregoi në një lidhje telefonnike për Top Channel orët e makthit që prjetoi gjatë mbrëmjen e djeshme.

“Situata është shumë e keqe. Në vendin që ne ishim, dëgjuam të shtëna automatiku dhe nuk dinim nga të iknim. Njerëzit vraponin nga të gjitha anët. Kamioni i mori të gjithë, ishte nga ata 18 tonësh. Në këto momente sapo kam hyrë në shtëpi me burrin, ndërsa vajza 19-vjeçare është e bllokuar në Hotel “Plaza”.

Ajo ishte me shoqërinë e saj dhe tani janë bllokuar, nuk i lejojnë të dalin. Është gjëndje paniku dhe ka ambulanca pafund.