Aktuale

Për pesë projekte të mëdha në Prishtinë duhen 100 milionë euro

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar pesë projekte kapitale, që synohet të realizohen me partneritet publiko-privat.

Projektet që janë prezantuar janë Pishina Olimpike prapa Pallatit të Rinisë , Parkingu nëntokësor, pranë Fakultetit të Filologjisë, projektin për ndërtimin e Çarshisë së vjetër  në qendër të Prishtinës,  Kompleksin banesor dhe afarist  në rrugën B,  si dhe  projektin për ndërtimin  e Stacionit qendror  në hyrje të qytetit.

Kryetari i Komunës  Shpend Ahmeti, tha se për këto pesë projekte nevojiten mbi 100 milionë euro investime, ndërsa Komuna me buxhetin që ka nuk mundur  t’i realizojë ato.

Synimi i tyre është që këto të realizohen për përmes partneritetit Publiko-Privat.

 

“Komuna e Prishtinës ka potencial të madh për investime. Posaçërisht me investime që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të punës…Buxheti i Prishtinës është diku rreth 63 milionë euro , përfshirë këtu pagat dhe gjitha gjërat. Në fund për investime kapitale na mbesin 10 deri në 15 milionë euro për investime kapitale të natyrës të cilat do të prezantojmë sot . Ne sot në pesë projekte po flasim për investime që kalojnë shumën mbi 100 milionë euro. Ka projekte të cilat janë të madhësisë së vogël, mesme dhe kemi projekte të cilat janë të një niveli pak më të madh që nënkupton se nuk mundësi si komunë t’i financojmë…Në këtë rast nevojitet kreativiteti , financimi . Në këtë rast shoh edhe bankat të cilat janë të gatshme të financojnë projekte të tilla. Kemi formulë të mirë të bashkëpunimit të sektorit publik , sektorit pri vat ,sektorit financues në mënyrë që të arrijmë te këto projekte. Ideja është që sot t’i prezantojmë projektet dhe të marrim  ‘fedd back’  apo ato çka sektorit privat i intereson, sepse mund të punojmë në projekte po pastaj të mos na aplikojë askush për një projekt”, tha Ahmeti.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell, tha se shteti i tij do të vazhdojë të përkrah Kosovën.

O’Conell pret që institucionet qoftë qendrore dhe ato lokale të luftojnë korrupsionin.

 

“Kosova ka përgjegjësinë e ë plotë për zhvillimin e saj. Po ne jemi këtu për t’iu ndihmuar. Britania dhe Kosova kanë një interes të përbashkët. Dëshiroj dhe mendoj që qytetarët e Kosovës dëshirojnë të shohin një Kosovë të përkushtuar drejt një qeverisje të mirë. Të përkrahur nga struktura vendore dhe e përgjegjëse , transparente dhe funksionale. Të aftë për të zhvilluar ekonominë e vendit. Andaj unë mendoj që Prishtina duhet të jetë ambicioze për projektet e saj, për  zhvillimin e infrastrukturës . Unë si banor i Prishtinës besoj që projektet që përfaqësuesit e komunës që do t’i prezantojnë sot ofrojnë një mundësi të mirë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Prishtinës….Hapi i parë që mendoj që nuk është befasi për ju, është lufta kundër korrupsionit . Unë përgëzoj masat që Komuna e Prishtinë ka ndërmarrë kundër korrupsionit. Por gjit hkund si në nivel të Qeverisë, zyrtarët duhet të qëndrojnë të vendosur kundër korrupsionit. “, tha O’Connell.

Jens Reinchenbach, drejtor i kompanisë gjermane IQ-TO Linkdka  treguar përvojën e tij si një gjerman që ushtron veprimtarinë në Kosovë. Ai tha se institucionet e Kosovës  mund të jenë e suksesshme nëse nuk bien pre e korrupsionit.

 

“Kemi filluar veprimtarinë në gusht të vitit të kaluar me punonjësin e parë, pastaj kemi pasur një proces të faturimit sfidues dhe me një prej ndërtesave të cilën e kam marrë me qira  dhe megjithatë kam qenë në duar të sigurta që nga fillimi . Ajo që e tha ambasadori(O’Conell) që është me rëndësi për mua se t’i respektoni këto rregulla evropiane dhe t’u tregoni njerëzve mund të jeni të suksesshëm në këtë vend dhe në këtë fushë nëse i respektoni rregullat dhe nëse nuk bini pre e korrupsionit”, tha Reinchenbach.

Nënkryetari i komunës, Dardan Sejdiu, i ka prezantuar në detaje projektet e parapara të investohen me partneritetin publiko- privat. Konferenca parashihet  të zgjasë deri në fund të ditës ku sipas përfaqësuesve të komunës do të mbahet edhe një konferencë për media me anë të së cilës do të bëhen publike  interesimet  e bizneseve që kanë treguar për projektet e lartpërmendura./KosovaPress/