Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, ku si pasojë e tyre 204persona janë lënduar, kurse 43 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1354 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 15 persona të dyshuar, prej të cilëve 8 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, kurse 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus