Aktuale

Për një ditë 51 aksidente, një i vdekur dhe 13 të lënduar

Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme për 24 orët e fundit ka njoftuar se kanë ndodhur gjithsejtë 51 aksidente trafiku.

Prej tyre një ka qenë më pasoja fatale, 13 me të lënduar dhe 37 pa të lënduar, shkruan FaktePlus.

Ndërsa, për mosrespektim të rregullave në komunikacion policia ka shqiptuar 1500 tiketa trafiku.

Gjatë kësaj kohe janë arrestuar 36 persona për vepra të ndryshme, prej të cilëve 28 janë dërguar në mbajtje./FaktePlus/