Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shkaktuar 37 aksidente në trafik, raporton Gazeta Express.
Sipas Policisë së Kosovës, asnjë person nuk ka përfunduar me fatalitet për shkak të aksidenteve.
Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se 16 aksidente në trafik kanë qenë me të lënduar, ndërsa 21 me dëme materiale.
Për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik, policia bënë të ditur se ka shqiptuar edhe 794 gjoba në trafik./Express/