Aktuale

Për një ditë 30 arrestime, 48 aksidente dhe një i vdekur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe 16 janë lënduar, kurse 32 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1552 gjoba.

Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 30 persona të dyshuar, prej të cilëve 17 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendimi tjetër të organeve të drejtësisë, kurse 4 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus