Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, ku si pasojë e tyre 20 persona janë lënduar, kurse 14 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1047 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 25 persona të dyshuar, prej të cilëve 11 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendimi tjetër të organeve të drejtësisë, kurse 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus