Aktuale

Për KQZ-në, Ferid Agani mbetet kryetar i PD-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike lidhur me ecurinë e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Politike “Partia e Drejtësisë”.

Në bazë të të gjeturave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur në përfundim se Kuvendi i mbajtur më 28 shtator 2016 është i jashtëligjshëm dhe nuk është mbajtur në përputhje me Statutin e kësaj partie. Kështu, Ferid Agani, për KQZ-në vazhdon të mbetet kryetar legjitim i Partisë së Drejtësisë.

Burimet e Indeksonline nga KQZ-ja thonë se palët do të informohen me të gjitha të gjeturat./Indeksonline/