Aktuale

Për çfarë po bëhet gati VV në Kuvend

Pauzën e Kuvendit të Kosovës, po e shfrytëzojnë në maksimum deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.Ata janë aktiv në hollin dhe sallën e Kuvendit, dhe po bëhen gati për diçka.Fillimisht ata kanë sjellë në kuvend peticionet e qytetarëve kundër demarkacionit me Malin e Zi, që i kanë bartur për në sallën e Kuvendit ku pas pak do fillojë seanca.

Ndërsa një hartë gjigante e kanë sjellë gjithashtu brenda kuvendit.Atë e ka marrë deputetja Albulena Haxhiu, e cila edhe e ka dërguar në sallë, ku pas pak pritet të kthehen deputetët dhe të nisin seancën.