Kompania “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë njofton qytetarët me anë të një komunikatë për media se me rastin e Festës së Kurban Bajramit, shërbimi i largimit dhe grumbullimit të bartjes së mbeturinave të dt. 12 Shtator 2016 nuk do të bëhet për aryse se është ditë festë.
“Shërbimi i dt. 12 Shtator 2016 (e Hënë), do të zëvendësohet me dt. 11 Shtator 2016 (e Diele). Kërkojmë nga qytetarët që ditën e diele mbeturinat t’i vendosin në vendet e caktuara që nga ora 08:00 e mëngjesit, sepse fillojmë grumbullimin e mbeturinave sipas Planit Operativ. Kompania “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë ua uron të gjithë qytetarëve festën e Kurban Bajramit, solidaritet dhe paqe në familjet e juaja! Me respekt Kompania “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë. thuhet në komunikatë.