Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.
Presidenti Hashim Thaçi; kryeministri Isa Mustafa, dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë ngelur në heshtje, teksa Haradinaj ndodhet në mbajtje nga autoritetet franceze.
Thaçi, Veseli e Mustafa nuk kanë reaguar ndaj arrestimit të Haradinajt as nëpërmjet komunikatave për media, e as nëpërmjet llogarive të tyre në rrjetet sociale.
Haradinaj është ndaluar nga policia franceze për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004, merr vesh Gazeta Express.
Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia. /Express/