Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar ulje por është shtuar numri i lindjeve të vajzave të reja.
Për 6 muajt e parë të këtij viti, 38 vajza janë bërë nëna nën moshën 17 vjeçe.
Në Gjinekologji thonë se është shtuar numri i atyre femrave që ende pa e kryer shkollën fillore marrin obligimin për t’u bërë nëna, raporton televizioni publik.
Sociologët thonë se edukata shëndetësore duhet të jetë lëndë obligative në shkolla.