Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve, në tërë vendin kanë ndodhur 110 aksidente, prej të ciloëve, një ka qenë me fatalitet.
Sipas raportit të Policisë, në 27 aksidente ka pasur persona të lënduar, ndërsa 82 të tjerë kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Brenda 24 orëve, gjithnjë sipas Policisë, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu gjatë 24 orëve, dy persona janë gjetur të vdekur, në rrethana të dyshimta./KP
Tags:aksidente