Aktuale

Për 24 orë 3 të vdekur nga aksidentet

Si pasojë e dy vetë aksidenteve në Lipjan dhe Drenas, si dhe si pasojë e një aksidenti në aksidenti në mes veturave në Prishtinë, kanë vdekur tre persona dhe kanë pësuar lëndime trupore katër të tjerë.

Sipas Policisë, një preson në Lipjan gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij është vet-aksidentuar dhe si pasojë ngasësi ka ndërruar jetë, ndërsa, një pasagjere ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një vet-aksident ka ndodhur edhe në Drenas, ku një person gjersa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Si pasojë ngasësi dhe tre pasagjer kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Gjatë trajtimit mjekësor një pasagjerë ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me ç’rast nga veturat e aksidentuar është goditur edhe një këmbësor, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njëri nga ngasësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./KosovaPress/