Aktuale

Për 24 orë, 25 aksidente trafiku dhe mbi 700 tiketa të shqiptuara

Gjate 24 orëve të fundit në teritorin e Kosovës kanë ndodhur 25 aksidente të trafikut rrugor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nëntë aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ndërsa 16 prej tyre kanë qënë vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq njësitet policore, kanë shqiptuar 765 tiketa trafiku për vozitësit që kanë rënë ndesh me ligjet e trafikut rrugor. /Fakte Plus/